Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Në bazë të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Kreu VI, Neni 26, për shpalljen e vendeve të lira të punës, njoftojmë se AKBN shpall vendet e lira të punës për pozicionet si më poshtë:
Specialist në Drejtorinë Minerare
Kriteret e pranimit:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji-Miniera;
Të ketë eksperience punë mbi 10 vjet në fushën minerare;
Të njohë programet kompjuterike;
Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze apo ndonjë gjuhe tjetër;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (CV)
Fotokopje të librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Specialist në Drejtorinë Hidroenergjetike
Kriteret e pranimit:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
Të ketë eksperiencë pune;
Të njohë programet kompjuterike;
Të njohë mirë Gjuhën Angleze apo ndonjë gjuhë tjetër;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit:
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
Curriculum Vitae (CV)
Fotokopje të librezës së punës
Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Sektori i Burimeve Njerëzore.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 2 (dy) ditë pas shpalljes së njoftimit në faqen zyrtare elektronike të AKBN-së.