Nr.1158, datë 13.8.2008
PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË PROCEDURAVE, PËR RIMBURSIMIN E AKCIZËS SË LËNDËVE DJEGËSE, TË KONSUMUARA NË SERRAT ME NGROHJE, PËR PRODHIMIN E PRODUKTEVE INDUSTRIALE E AGROINDUSTRIALE, TË CILAT PËRDOREN PËR NEVOJA TEKNOLOGJIKE TË PRODHIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d” të pikës 2 të nenit 19 të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Vlera e akcizës së lëndëve djegëse, solar dhe mazut (përveç lëndëve djegëse të përdorura në sektorin e prodhimit të çelikut), të konsumuara në serrat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale e agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë, në përputhje me sasinë e produktit final, të shitur me faturë TVSH-je, rimbursohet sipas këtyre kushteve:
a) Skema e rimbursimit është proporcionale.
b) Tri vitet e para, rimbursimi bëhet në masën 100 për qind të akcizës së konsumuar për nevoja të prodhimit, në vitin e katërt rimbursimi bëhet në masën 80 për qind dhe në vitin e pestë në masën 50 për qind të kësaj akcize.