Nr.760, datë 8.7.2009
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.37, DATË 28.1.2002 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E REPARTIT TË INSPEKTIM-SHPËTIMIT NË MINIERA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14 të ligjit nr.8741, datë 15.2.2001 “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
1. Pika 10 e vendimit nr.37, datë 28.1.2002 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. Struktura organizative e repartit të inspektim-shpëtimit në miniera (RISHM) të jetë sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
2. Vendimi nr.744, datë 9.11.2006 i Këshillit të Ministrave, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
STRUKTURA E REPARTIT INSPEKTIM SHPËTIM MINIERA
INDEKS EMËRTIMI POZICIONI KATEG. ARSIMI PROFESIONI NR.
A Drejtoria e Repartit Inspektim Shpëtim Miniera Titullar II-b I lartë Inxh.miniere, ekonomist, jurist 1
B Drejtoria e Inspektimit 17
Zv.titullar, drejtor i drejtorisë së inspektimit III-a I lartë Inxh. miniere 1
Sektori i Kontrollit Teknik në Miniera Përgjegjës i sektorit të kontrollit teknik në miniera III-a/1 I lartë Inxh. miniere 1
Inspektor të kontrollit teknik në miniera, fabrika pasurimi dhe impiantet e përp. Të mineraleve III-b I lartë Inxh. miniere,
gjeolog,
gjeofizik 7
Inspektor të kontrollit teknik të përdorimit civil të lëndës plasëse III-b I lartë Inxh. miniere 2
Inspektor të kontrollit teknik dhe matjes në miniera III-b I lartë Inxh. markshejd 1
Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit Përgjegjës sektori, inspektor ajrimi e monitorimi III-a/1 I lartë Inxh. miniere 1
Inspektor i analizave dhe konfortit të punës III-b I lartë Inxh. kimist 2
Inspektor i transportit nëntokësor dhe impianteve energo
-mekanike III-b I lartë Inxh. Mekanik Inxh. elektrik 2
Drejt Emergj. Dhe Shpëtimit në Miniera 16
C Drejtori i emergjencave dhe shpëtimit në miniera III-a I lartë Inxh. miniere 1
Sektori i emergjencave dhe shpëtimit në miniera Përgjegjës i sektorit të emergjencave dhe shpëtimit në miniera III-a/1 I lartë Inxh. miniere 1
Teknik i mirëmbajtjes (kolaudimit) të pajisjeve shpëtuese, shpëtues I mesëm Tek. energo-mekanik 2
Përgjegjës i skuadrave të emergjencave dhe shpëtimit në miniera III-b I lartë Inxh. miniere 2
Teknik për emergjencën dhe shpëtimin (shpëtues) I mesëm Tek. miniere 10
D Drejtoria Ekonomike e Shërbimit të Brend. Dhe Informacionit 16
Drejtori III-a/1 I lartë ekonomist 1
Sektori ekonomik dhe shërbimeve të brendshme Përgjegjës sektori III-b I lartë ekonomist 1
Magazinier I mesëm profesional/ përgjithshëm 1
Arkivist-protokollist, përpunues i dokumentacionit dhe sekretare e titullarit I mesëm profesional/ përgjithshëm 1
Shofer i titullarit I mesëm profesional/ përgjithshëm 1
Shofer i automjeteve të emergjencës I mesëm shofer 3
Teknik i mirëmbajtjes dhe kolaudimit të automjeteve I mesëm motorist 1
Teknik i provave të litarëve të çelikut I mesëm mekanik 1
Punonjëse sanitare I mesëm sanitare 1
Sektori i burimeve njerëzore, komunikimit dhe ruajtjes së institucionit Përgjegjës sektori III-b I lartë jurist 1
Teknikë të mesëm për komunikimin, informacionin dhe ruajtjen e institucionit I mesëm profesional përgjithshëm 4
TOTALI 50