VENDIM
Nr.544, datë 1.5.2008
PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E
RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, date 18.12.2006,
“Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në fund të nënndarjes “i” të pikës 1 të kreut V “Udhëzime për mënyrën e zbatimit të procedurave
konkurruese” të vendimit nr.27, datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet një
paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rastin kur objekti i kontratës së koncesionit është ndërtimi i hidrocentraleve, kontrata e përdorur do
të jetë e formës “BOT”, që do të thotë ndërtim, operim dhe transferim i së drejtës së pronësisë dhe
operimit, në përfundim të kontratës së koncesionit.
Me kërkesë të koncesionarëve, autoriteti kontraktor ka të drejtë t’i negociojë kontratat e lidhura të
koncesionit, për reflektimin e konceptit BOT, të parashikuar në paragrafin e mësipërm.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e tij edhe për procedurat e
garave, për të cilat nuk janë nënshkruar kontratat e koncesionit.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha