Nr. 547, datë 9.8.2006 i përditësuar
PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
1. Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), si institucion në varësi të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me seli në Tiranë.
2. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.