VENDIM
Nr.87, datë 16.1.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr.27, datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
1. Në paragrafin e parë të kreut I, pas fjalëve “Autoriteti kontraktues” shtohen fjalët “… në kuptim të
ligjit, si i përcaktuar në ligj …”; fjala “… projekteve …” zëvendësohet me “… projekt (e)- propozime …”,
pas fjalëve “… ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”…”, shtohet “… më poshtë ligji …”.
2. Në paragrafin e katërt të kreut I, fjalët “… pasi procedura konkurruese ka përfunduar pa nxjerrë fitues
..” zëvendësohen me “… nëse procedura konkurruese quhet e pasuksesshme …”.
3. Në paragrafin e fundit, të kreut I, fjalët “1 muaj” zëvendësohen me “3 muaj” dhe pas fjalëve “…
kontratës së koncesionit…” shtohen “… nga Këshilli i Ministrave …”.
4. Në pikat 1 e 4 të kreut II, fjala “Organet …” zëvendësohet “Ministritë ose autoritetet vendore …”.
5. Në fund të pikës 3 të kreut II, fjalët “… rastet e kërkuara …” zëvendësohen me “… propozimet e
kërkuara …”.