Vendimi i ri i Qeverisë mbi ndryshimin e VKM 547, të AKBN-së
VKM Nr. 206, datë 15/03/2017,
“Për një shtesë në Vendimin Nr. 547, datë 9/08/2006, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar”.
1. Në fund të pikës 3 bëhet shtesa me përmbajtjen, si më poshtë vijon:
“-Kryen brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike për projektet e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, sipas tarifave të përcaktuara në Aneksin 1, bashkalidhur këtij vendimi, me përjashtim të oponencës teknike për punimet e ndërtimit, që kryhet nga institucionet e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”
Aneksi 1
“Tarifat për oponencën teknike për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike”
I. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt konçesioni, në fazën e studimit të fisibilitetit:
a) Deri në 1MW, tarifa e oponencës do të jetë 50 000 lekë,
b) Mbi 1MW deri 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 100 000 lekë,
c) Mbi 5 MW deri 15 MW, tarifa e oponencës do të jetë 300 000 lekë,
d) Mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë.Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt konçesioni, në fazën e projektit të zbatimit:
II. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt koncesioni në fazën e projektit të zbatimit:
a) Deri në 1MW, tarifa e oponencës do të jetë 100 000 lekë,
b) Mbi 1MW deri 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 200 000 lekë,
c) Mbi 5 MW deri 15 MW, tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë,
d) Mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 700 000 lekë.
III. Për ndërtimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni:
a) Deri në 1MW, tarifa e oponencës do të jetë 100 000 lekë,
b) Mbi 1MW deri 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 200 000 lekë,
c) Mbi 5 MW deri 15 MW, tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë,
d) Mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 700 000 lekë.