Nr.584, datë 2.11.2000
PËR KURSIMIN E ENERGJISË DHE RUAJTJEN E NGROHTËSISË NË NDËRTIME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 4 dhe 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Këshilli i Ministrave
1. Të gjitha objektet, që do të ndërtohen për banim, si dhe ndërtimet publike a private detyrohen të vendosin në ndërtesa instalimet e ngrohjes qendrore vendore ose individuale.
2. Burimet energjetike, që do të përdoren për ngrohje, të jenë me lëndë djegëse organike, të ngurta, të lengta dhe të gazta. Në asnjë rast sistemet e ngrohjes nuk duhet të parashikojnë përdorimin e energjisë elektrike.
3. Të gjithë personat, fizik ose juridik, që hartojnë projekte për ndërtimin e objekteve, publike dhe private, do të përfshijnë në to edhe instalimet e ngrohjes, sipas pikës 2, duke patur parasysh normativat e Komunitetit Europian të ngrohjes së banesave dhe të ndërtimeve publike e private .
4. KRRT -të e bashkive të miratojnë lejet e ndërtimit vetëm pasi të jenë përfshirë në projektet e paraqitura edhe projektet për instalimet e ngrohjes, sipas përcaktimeve në pikat e mësipërme.
5. Kryerja e procedurave të kolaudimit të objekteve dhe marrja në dorëzim e tyre të bëhet pas provave me ngarkesë të sistemit të ngrohjes.
6. AKE-ja të hartojë rregulloren teknike për vënien në punë të impiantit të ngrohjes qendrore.
7. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Ministria e Punëve Publike, Ministria e Financave, KRRT -të e bashkive dhe AKE-ja për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Ilir Meta