Në vijim të bashkëpunimit me Ekspertët e Zyrës Ekonomike të Kombeve të Bashkuara (UNECE), më datën 4 Prill 2024 në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore u organizua workshop-i final, i studimit me tematikë “Hartimi i gatishmërisë së Shqipërisë për një tranzicion të gjelbër dhe të drejtë në zonat post minerare të qymyrit”.
Drejtori Ekzekutiv Z.Petrit Malaj në fjalën e hapjes, vlerësoi studimin si një ndihmesë për minimizimin e efekteve shkatërruese të emetimeve dhe ndotjeve, në zonat që kanë shfrytëzuar pasuritë minerare të qymyrit në vendin tonë.
_________________________________________________________________________________________________