Një delegacion nga AKBN i kryesuar nga Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës në datat 23 dhe 24 Qershor 2014.
Ndër takimet ezhvilluara me këtë rast me autoritete dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës, Z. Dervishi takoi Z. Midin Bojaxhiu, Drejtor Ekzekutiv i KPMM (Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale). Në takim u diskutuan disa çështje të interesit të përbashkët ndër të cilat të drejtat ndërkufitare në sektorin minerar dhe u ra dakord për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi midis dy institucioneve shtetërore më qëllim përmirësimin e marrëdhënieve reciproke dhe shkëmbimin e eksperiencave dypalëshe.
Gjithashtu, Z. Dervishi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Republikës së Kosovës Z. Lulzim Rafuna. Në takim u diskutua rreth disa nismave të reja për lehtësimin e procedurave doganore për subjektet minerare të cilat kryejnë shkëmbime tregtare midis dy vendeve.
Z. Dervishi dhe Z. Rafuna bënë një vizitë të përbashkët pranë pikës kufitare të Qafës së Morinit (Tropojë).
Në takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij në Kosovë, Z. Dervishi shoqërohej nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës SHTZ. Qemal Minxhozi, si dhe përfaqësues nga institucionet pritëse.