Transparencainfo@akbn.gov.al
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Njoftim publik për vendosjen e masës administrative gjobë

AKBN

Njoftim publik për vendosjen e masës administrative gjobë

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) njofton publikisht shoqërinë “Kolosian Kristal” sh.p.k. për vendosje gjobe, për shkelje të ligjit nr. 10304 “Për sektorin minerar”.

Njoftimi publik është bërë pasi masa administrative i është dërguar shoqërisë në adresën e selisë së regjistruar pranë QKB-së në dy raste, por janë kthyer nga shërbimi postar me shënimin “larguar”.

Shoqëria ka të drejtë ankimi brenda 30 ditëve kalendarike pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Njoftim publik për vendosjen e masës administrative gjobë

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE E ENERGJISË

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

DIVIZIONI ADMINISTRATIV

DREJTORIA LIGJORE

 

Nr. 5241/4 prot.                                                                                               Tiranë, më 16.11.2026

Lënda:  Njoftim publik për vendosjen e masës administrative gjobë.

 

Në mbështetje të nenit 162 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore njofton publikisht:

 

Shoqëria:    “Kolosian Kristal” sh.p.k.

NIPT:         K81902005F

Selia:           Kukës Bicaj, Kolosian, banesë private 2- katëshe, pranë Qaf Kolesian, Kati 2

 

Nëpërmjet këtij njoftimi bëhet me dije se, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka nxjerrë masën administrative gjobë nr. 1900 prot., datë 09.04.2025, për shkelje të nenit 25, pika 1, shkronja “b”, të ligjit Nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe në bazë të nenit 45 pika 1, shkronja “ç”, të këtij ligji ndaj subjektit merret masa administrative me gjobë 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Bazuar në pikën 5, të nenit 45, të ligjit nr.10304 datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, keni të drejtën e ankimit administrativ, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit, pranë njësisë së ankimit të masave administrative, i ngritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në rast të kundërt, gjoba do të paguhet brenda një periudhë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga njoftimi i saj.

Masa administrative e mësipërme i është dërguar shoqërisë në adresën e selisë së regjistruar pranë QKB-së  në dy raste, por janë kthyer nga sherbimi postar me shënimin “larguar”.

Për sa më sipër, në kushtet e pamundësisë së realizimit të njoftimit nëpërmjet formave të tjera, kryhet njoftimi publik në përputhje me nenin 162 të ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Shoqëria njoftohet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Drejtorisë Ligjore, për t’u njohur me përmbajtjen e plotë të masës dhe për të tërhequr një kopje të tij.

 

Adresa:    Bulevardi “Bajram Curri”, Blloku “Vasil Shanto”, Tiranë.

Orari:        E hënë – e enjte  08:00- 16:30 dhe e premte 08:00- 14:00

Kontakt:   info@akbn.gov.al

Në zbatim të pikës 3, nenit 162 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, njoftimi publik vlerësohet i kryer pas 10 ditëve nga data e shpalljes.

Referuar pikës 4 të nenit 162 të ligjit 44/2015, përveç shpalljes së shkresës në mjediset e përmendura në pikën 2 të këtij neni, organi publik publikon aktin në faqen e tij të internetit.

 

Data e shpalljes:                     16.11.2026

Data e heqjes së njoftimit:     25.11.2026

DREJTORI EKZEKUTIV

Genci Tërpo