MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
|
Nr. Rendor |
Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës |
Tarifa |
| 20. | 06.10.2026 | A ka kryer AKBN kontrolle apo inspektime në zonën e lumit Shkumbin përgjatë aksit Elbasan–Qafë Thanë në lidhje me punimet për zgjerimin e rrugës? Nëse po, kur?
2. A ka konstatuar AKBN nxjerrje, grumbullim, transport apo depozitim të materialeve inerte nga/në shtratin e lumit Shkumbin në kuadër të këtyre punimeve? Nëse po, cili është subjekti që ka kryer këto ndërhyrje dhe mbi bazën e cilit autorizim/leje? 3. A disponon subjekti që kryen punimet (apo nënkontraktorët) ndonjë leje apo autorizim për shfrytëzimin e materialeve nga shtrati i Shkumbinit? Nëse po, ju lutemi të specifikoni: subjektin; vendndodhjen; sipërfaqen; sasinë e materialit të autorizuar; periudhën e vlefshmërisë së autorizimit. 4. A ka evidentuar AKBN tejkalim të kushteve të autorizimeve/licencave apo ndërhyrje jashtë zonave të përcaktuara? 5. A janë marrë masa administrative ndaj ndonjë subjekti për ndërhyrje të paligjshme në shtratin e lumit ose për shfrytëzim/depozitim të materialeve? Nëse po, cilat janë masat? 6. A ka urdhëruar AKBN rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë dhe/ose rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme? 7. A ka bashkëpunuar AKBN me AKM-në, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkinë Elbasan, Bashkinë Librazhd apo institucione të tjera për kontrollin e këtyre ndërhyrjeve? 8. Ju lutemi të na vini në dispozicion kopje të të gjitha raporteve të inspektimit, autorizimeve, lejeve, procesverbaleve dhe masave administrative që lidhen me ndërhyrjet në shtratin e Shkumbinit në kuadër të projektit Elbasan–Qafë Thanë.
|
13.10.2026 | Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) është institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ushtron funksionet dhe kompetencat e saj në përputhje me VKM nr. 547, datë 09.08.2006, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar, si dhe me legjislacionin sektorial në fuqi.
Në kuadër të kompetencave të saj ligjore, AKBN nuk është autoritet përgjegjës për autorizimin, inspektimin apo mbikëqyrjen e ndërhyrjeve në shtretërit e lumenjve, përfshirë veprimtaritë e nxjerrjes, transportit dhe depozitimit të materialeve inerte në funksion të punimeve infrastrukturore.
Shfrytëzimi i materialeve inerte lumore nuk përfshihet në regjimin e lejeve minerare të parashikuar nga Ligji nr. 10304, datë 15.07.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Për rrjedhojë, autorizimi dhe kontrolli i veprimtarive që janë objekt i kërkesës suaj nuk bëjnë pjesë në kompetencat e AKBN-së për monitorimin e veprimtarive minerare.
|
E plotë | Nuk ka |
