MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
| 18. | 10.09.2026 | Projektet dhe subjektet që kërkohet të verifikohen:
• HEC Dragobia dhe HEC Çerem – subjekti DRAGOBIA ENERGY sh.p.k.; kontrata nr. 3251 Rep./690 Kol., datë 27.07.2009; • nëntë HEC-et e kaskadës së Valbonës – kontrata e datës 15.08.2013; subjektet/emërtimet VALBONA ENERGY ALBANIA dhe “Valbona Project Company”; • projekti Telemenia–Curraj – TELEMENIA CURRAJ sh.p.k.; kontrata e datës 05.12.2011; HEC Marash, Curraj i Epërm 1, Curraj 2, Curraj 3, Curraj 4, Peraj, Gjonpepaj, Lekbibaj, Livadhet e Mëdha, Vrana e Madhe dhe Qerec–Mulaj; • HEC Dukagjin 1, Dukagjin 2 dhe Dukagjin 3 – SHALA ENERGY/3POWER SHALA; • HEC Kiri 1/Gjuraj, Kiri 2/Kashec, Ragam dhe Lepurushë – ACCESS ENERGY ALBANIA; • HEC Kozhnjë 1, Kozhnjë 2 dhe Tamarë – TAMARA HYDRO ENERGY; kontrata nr. 186 Rep./101 Kol., datë 15.01.2019 dhe shtesa nr. 1263 Rep./621 Kol., datë 13.02.2025; • HEC Valbona, me fuqi 2.1 MW – TPLANI HC sh.p.k.; • HEC Dukagjin/Ndërlysaj, Lekbibaj dhe Shoshan – BALKAN GREEN ENERGY; • HEC Drita – BREÇANI–R.O.S.P.; • HEC Tamarë ekzistues, Dobrunjë, Vukël dhe Vermosh – W.T.S.–ENERGJI; • HEC Murasi – MATEO & CO; dhe HEC Selca/Vriela – SELCA ENERGJI; • projektet/HEC-et Brojë, Grabom dhe Peshtan – përfshirë çdo lidhje me SEMAN SUNPOWER ose subjekte të tjera. Për secilin HEC kërkojmë: 1. Të dhënat teknike identifikuese: emrin/kodin, subjektin dhe NIPT-in, lumin/përroin, koordinatat, fuqinë e instaluar dhe prodhimin e projektuar. 2. Statusin teknik: i pandërtuar, në ndërtim, i përfunduar, i kolauduar, në testim, në prodhim, i ndalur ose i braktisur. 3. Datën e kontrollit të fundit dhe përqindjen e realizimit fizik e financiar të konstatuar në atë kontroll. 4. Për Dragobia–Çerem, të jepet statusi faktik pas vendimeve gjyqësore të pezullimit dhe çdo konstatim mbi vazhdimin e punimeve ose operimit. 5.Për HEC Valbona/TPLANI HC, të jepet statusi faktik i operimit, pavarësisht procesit të raportuar për detyrime pagese. 6. Nëse AKBN nuk ka kryer kontroll për një projekt, të konfirmohet shprehimisht mungesa e kontrollit dhe arsyeja. |
12.10.2026 | Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëjmë me dije se hecet e listuara në dokumentin bashkëlidhur këtij email-i janë objekt i veprimtarisë dhe kompetencave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).
Për sa u përket heceve që nuk përfshihen në listën bashkëlidhur, ju informojmë se ato nuk janë objekt i kompetencave dhe përgjegjësive të AKBN-së. AKBN-ja ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 547, datë 9.8.2006, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar, si dhe me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi. Gjithashtu, ju sqarojmë se, në përputhje me parashikimet e nenit të kontratës që rregullon konfidencialitetin, në kontratën e nënshkruar nga autoriteti kontraktor, AKBN-ja nuk mund të vërë në dispozicion apo të japë informacion të mëtejshëm që përfshihet në kufizimet e përcaktuara nga kjo klauzolë, për aq sa këto kufizime janë të zbatueshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sa u përket numrave unikë të identifikimit të subjekteve (NIPT) dhe të dhënave të tjera përkatëse që janë publikuar zyrtarisht, ju informojmë se këto të dhëna mund të konsultohen përmes burimeve dhe regjistrave publikë përkatës. Duke ju falënderuar për interesimin, mbetemi në dispozicion për sqarime të mëtejshme brenda fushës së kompetencave të institucionit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. |
E plotë | Nuk ka |
| 19. | 25.09.2026 | Kërkesë 25.09.2026 | 08.10.2026 | Përgjigje 08.10.2026 | E plotë | Nuk ka |
